Ne nuk prodhojmë thjesht dhe vetëm produkte të shkëlqyera!
Ne kujdesemi për nevojat e gjithsecilit, duke përfshirë çdo individ, prodhues, dekorues. Kujdesemi pa dallim nëse ata janë pjesë e një firme të madhe apo një biznesi të vogël privat.
Sistemi ynë i avancuar teknologjik dhe laboratori digjital ku prodhohen produktet tona, na ndihmon të jemi gjithmonë një hap përpara në sektorin botëror të bojërave, të shpejtë dhe efikasë në përditësimin e të gjithë informacioneve më të fundit dhe të rëndësishme dhe përcjelljen e tyre tek stafi ynë i kualifikuar, në mënyrë që klientët tanë të informohen ashtu siç duhet.
Nëpërmjet zhvillimit të ideve të reja dhe strategjive moderne të marketingut tonë, klientëve iu ofrohen gjithmonë njohuritë më të mira. Kjo i ndihmon ata që të marrin rezultatin maksimal nga produkti për të cilin interesohen.
Që prej fillimeve të Deutsch Color në vitin 1914, në Gjermani, e deri më tani, kemi arritur me shumë punë, pasion dhe përkushtim të vazhdueshëm realizimin e një gamë të gjerë produktesh për industrinë e ndërtimit, të cilat kemi mundur t’i sjellim në treg.
Një rëndësi shumë e madhe i është dhënë kërkimit shkencor dhe zhvillimit. Prandaj 60% e fitimit tonë shkon për progresin e produkteve tona dhe për investime të reja.
Deutsch Color ka nje kapacitet prodhimi 500 000 ton dhe 120 milionë litra çdo vit.
Deutsch Color si pjese e DC Industries është rritur me shpejtësi në nivel global me qëllim që të jetë e pranishme në çdo vend në mbarë botën me kompanite pjese te grupit: Sto light ne Gjermani, Deutschcolor ne Ballkan, Europen Lindore, SHBA dhe ne Afriken e Veriut si dhe As Paint Company ne Azi.
Kompania jonë transformon, zbukuron dhe ndihmon në krijimin e një atmosfere të qetë dhe relaksuese përreth jush. Ne na pëlqen të sjellim ndryshimin. Kjo është pikërisht ajo që kemi bërë për më shumë se 100 vjet dhe vazhdojmë të bëjmë çdo ditë.