Rreth Kompanise
Kompania DEUTSCHCOLOR, pas një partneriteti me Delta Group ka sjellë në Shqipëri një nga investimet më të mëdha në sektorin e bojërave dhe materialeve te ndertimit në Europën juglindore. Kjo fabrikë ekologjike, përmbush cdo nevojë të tregut vendas e më gjëre, në bazë të efikasitetit, cilësisë dhe një teknologjie bashkëkohore. Me një laborator të avancuar të pajisur me aparatura gjermane nga më modernet, me një ekip shkencor i cili mundëson më së miri procesin e kërkim zhvillimit, që në fund sjell tek klientët tanë produktet më cilësore. Një gamë e gjerë produktesh, duke filluar nga bojëra me bazë emulsioni deri tek ato industrialet,si dhe e gjithe gama e materialeve te ndertimit u mundësojne klientëve shumëllojeshmëri zgjedhjeje.
DEUTSCHCOLOR akademi, me anë të seminareve që realizon, bën të mundur trajnimin e cdo bashkëpunëtori për të njohur më tepër produktet tona. Për tu përmendur, është dhe stafi i dedikuar i DEUTSCHCOLOR që me anë të perkushtimit, kanë qasur reth vetes një klientelë që janë ndër vite besnikë të produkteve tona. Partnerët tanë janë shndërruar në një motiv për të vazhduar më tej duke perfeksionuar produktet në mënyrë të tillë që të bëjmë më mirë atë cfarë na kërkohet. Jo gjithmonë ka një dritë jeshile, por ne dimë të themi që nuk mund të njohim asnjë opsion tjetër pervec suksesit. Kjo kompani, me një orientim global ka përfaqësinë e vet në shumë vende si Gjermani, Austri, Kanada, Zvicër, Hollandë e më tej.
Sot DEUTSCHCOLOR më i madhi në industrinë e prodhimit të bojërave dhe materialeve te ndertimit për vite ka provuar që çelësi i suksesit të biznesit është prodhimi i produkteve në harmoni të plotë me kushtet mjedisore. Përveçse produkte të një cilësie të lartë fokusi i DEUTSCHCOLOR është prodhimi i produkteve ekologjike që janë miqësore me ambjentin. Planeti ynë është shtëpia jonë, për këtë arsye ne kujdesemi që të jetë një mjedis i mbrojtur dhe i sigurt për pasardhesit tanë. Çdo ditë stafi ynë i kualifikuar i kimistëve, me shumë eksperiencë në këtë sektor,punojnë për të avancuar këto produkte, në mënyrë që ne të jemi të pranishem në nivelin më të lartë që tregu kërkon.