Kush nuk ka dëgjuar se si ngjyrat mund të ndikojnë në humorin tonë gjatë ditës. Në të vërtetë ka studime shkencore për këtë. Nuk është një “e dëgjuar” mes bisedash apo thjeshtë lajme interneti të prodhuara për të marrë klikime që më pas kthehen në mesazhe pa vlerë. Lexoni me kujdes këtë material:
Keni dëgjuar kur thonë se “u bë i zi në fytyrë” apo “i kuq nga turpi”, apo “jeshil nga zilia”? Pikërisht është kromoterapia ajo që studion lidhjen e ngjyrave me gjendjet psikologjike të trupit për të vendosur më pas një ekuilibër mes mendjes dhe trupit tonë. Kromoterapia është një alternativë mjekësore që vjen që nga kohët e lashta dhe shpesh e dëgjojmë të shoqëruar me fjalë të tjera që vijnë nga agimet e njerëzimit si fototerapi, kromopunturë apo ajurveda. Kromoterapia është domethënia e ngjyrave dhe energjia e tyre. Drita “ e bardhë” përbëhet nga një ylber ngjyrash, ndaj e dimë se dhe qëniet njerëzore janë të përbërë në dritën e tyre nga ky ylber ngjyrash dhe energji apo aureolë që komunikon me Universin. Ateherë, kur e dimë që e gjithë bota komunikon mes energjisë dhe ngjyrat janë energji, cilat janë ato që në mjedisin që na rrethon na bëjnë të ndihemi më mirë?
Atëherë, ku më mirë se në muret e shtëpisë sonë, apo të mjediseve tona, përmes lyerjeve me bojëra të mira, ne mund të përmirësojmë ndikimin që ngjyrat kanë tek ne?
E kuqja është një ngjyrë që sjell shumë energji: rrit rrahjet e zemrës, përmirëson frymëmarrjen, ndihmon qarkullimin e gjakut dhe si rrjedhojë sistemi nervor ndjehet më mirë. Me bojërat me këtë ngjyrë dhe nuancat e saj mund të bëjmë mrekulli.
E verdha është e përshtatshme për kë merret me sport. Përmirëson tonalitetet nervoze dhe të muskujve, përmirëson tretjen, ul fryrjet adominale.
Portokallia përmirëson funksionin e tiroides dhe të tëmthit.
Jeshilja është një ngjyrë neutrale, ndaj ajo dhe tonalitet e saj sjellin një harmoni të përgjithshme dhe një riekuilibër të gjithë trupit.
Bluja, ngjyrë e ftohtë, stimulon sistemin parasimpatik dhe kryen efektin e kundërt me të kuqen: ul presionin e gjakut, ngadalëson ritmin e zemrës dhe të frymëmarrjes. Këshillohet të përdoret në rastet kur personat janë plot ankthe dhe stres.
Të gjithë këto ngjyra bazë dhe nuancat e tyre mund të jenë një frymëzim i jashtëzakonshëm në përdorimin e bojërave përmes formave gjeometrike në muret e banesës ku jetojmë ose në mjediset e punës. Shpesh nuk kemi shpjegime për gjendjen tonë fizike dhe shpirtërore, por mjafton të kemi informacion, të lexojmë e mësojmë nga shkenca dhe tradita për të përmirësuar jetën tonë. Duket sikur duhen buxhete të jashtëzakonshme për të ndikuar në një jetë më të mirë dhe më harmonike, por harrojmë se kreativiteti, vullneti dhe dëshira për t’u përmirësuar, bashkë me teknologjinë, janë aleatët tanë më të mirë.