Ngjyrat ndikojnë në emocionet tona. Çdo ngjyrë lidhet me përvojën tonë që na shoqëron në një moment të caktuar e që mban në të kuptime universale. Nëpërmjet ngjyrave ne mund të arrijmë të kuptojmë veten, por edhe t’u tregojmë të tjerëve se kush jemi.
E VERDHA – SHPRESË
E Verdha është e kujdesshme dhe plot besim. Vepron si një mburojë kundër dëshpërimit dhe ndjenjave të poshtërimit. Ajo është e etur për vëmendje, ndërsa konsiderohet si një ngjyrë e butë plot shpresë për jetën.
PORTOKALLIA – VITALITET
Portokallia është një ngjyrë më e fuqishme, duke u përqëndruar në brendësinë e saj të energjisë dhe vitalitetit që shpesh na mungon në jetën tonë të përditshme. Përdorimi i saj në shumicën e rasteve kërkon guxim dhe nga ana tjetër paraqet një jetë të ekuilibruar.
E KUQE E LEHTË – AVENTURË
Një e kuqe e ndritshme dhe e lehtë paraqet një aventurë, një dëshirë për t’u larguar nga realiteti. E kuqja në të njëjtën kohë qëndron për ndjenjën, zgjuarsinë dhe forcën. E kuqja e lehtë nuk është e vrazhdë/e ashpër, thjesht është e pavarur, duke ju lënë mundësinë për të dalë në botë me idetë tuaja pa u ndikuar nga askush.
E KUQE E ERRËT – FUQI
E kuqe e errët është ngjyra e froneve, e kardinalëve, e fuqisë dhe e pompozitetit, e ceremonive dhe festimeve. Paraqet besim, siguri, është sfiduese dhe një ngjyrë që zgjat. Përdorimi i saj kërkon guxim.
BLU E LEHTË – PASTËRTI / QARTËSI
Blu e lehtë (e kaltër) është ngjyra e qartë e një qielli mëngjesi. Është një ngjyrë e gëzueshme, e gatshme për të marrë dhe për të përballuar të gjitha gjërat që kemi lënë mënjanë prej kohësh. Hijet, konfuzionet, dyshimet dhe mendimet e pavendosura gjejnë një cep për t’u fshehur kur shfaqet bluja e lehtë. Është e qartë, e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë.
BLU E ERRËT – DISIPLINË
Kjo ngjyrë është ngjyra e rendit dhe e disiplinës. Është një ngjyrë që na tregon se si të mos dorëzohemi. Është e vendosur dhe e besueshme. Më e fuqishme se e fortë, e guximshme dhe jo e ashpër, është e civilizuar dhe e orientuar.
E GJELBËR E LEHTË – MENTALITET I SHËNDOSHË
Ngjyra e gjelbër e lehtë përcjell një ndjenjë të freskët dhe të natyrshme. Mund ta përdorim këtë ngjyrë për t’u përqëndruar në fuqinë tonë për të bërë diçka – sesa të fajësojmë të tjerët për dështimet tona ose të dyshojmë në pikat tona të forta.
KAFE E LEHTË – RELAKSUESE
Kjo është një ngjyrë që nuk dëshiron të tërheqë vëmendjen tek vetja. Është në dijeni të kohëve të kaluara dhe ndjen tërheqjen e tyre. I pëlqen heshtja. Është medituese dhe e butë. Kafja e lehtë është mikja jonë kur duam të qetësohemi.
E ZEZË – AUTORITET
E zeza është ngjyra shumëvjeçare e modës dhe e sofistikimit në botën moderne. Është e fuqishme, pa iluzione. Flirton me cinizmin. Është më pak naive, më pak fëminorja nga ngjyrat. Është një ngjyrë që na jep ndjenjën e të qenit pak e ashpër, disi kërkuese dhe e vendosur.