Jo të gjithë kanë mundësinë të ndryshojnë mobilimin e shtëpisë, ta rimodernizojnë atë, por ama, jo shumë vetëve u shkon në mendje se lyerja e disa mureve të shtëpisë, apo e të gjithë asaj, mund të ndryshojë e të rifreskojë dukshëm. Arkitektët janë të gatshëm të shpalosin gjithmonë shpejt dhe falas këshillat e tyre. Si disa nga këto sygjerime më poshtë:
1. Lyeni vetëm një pjesë të murit. Nuk do ta imagjinoni sa bukur mund të duket një mur apo një pjesë e murit me një tonalitet më të errët apo me një tjetër kombinim që shkon me murin ekzistues ose me ndonjë nga mobiljet që keni në dhomë.
2. Figurat gjeometrike, të preferueshme në ngjyrat pastel, i japin dhomës tuaj një tonalitet moderniteti.Provojeni një dhe nuk do të mbeteni të zhgënjyer.
3. Nëse keni sergjenë të varur në mur dhe jeni mërzitur me monotoninë e tyre, provoni t’i lyeni me një tonalitet të pëlqyeshëm jo vetëm sergjenët, por edhe muret përreth me një formë gjeometrike, rreth apo cilado ju pëlqen.
4. Nëse keni dyer që ndajnë dy dhoma të bardha, mënyra më e bukur për t’i dhënë gjallëri është lyerja e dyerve me një ngjyrë të gëzueshme. Zgjidhni ngjyrën që ju ngroh shpirtin dhe përditë do të jeni në formë e plot hare.
5. Mos ngurroni të krijoni me bojë e me ngjyra iluzione optike. Edhe këtu fantazia juaj, nëse e kërkoni, do t’ju vijë në ndihmë.Frymëzimin mos e kërkoni në Hënë. Ai është gjithmonë mes historisë dhe traditës së familjes dhe origjinës suaj.
6. Asnjëherë mos u tërhiqni. Lyerjen tuaj me figura gjeometrike mund ta vazhdoni duke përfshirë edhe dyshemenë. Tani ekzistojnë bojëra të mira dhe modern që ju lejojnë të bëni mrekulli me pak shpenzime.
7. Sidomos me studion tuaj, apo dhomën e gjumit të fëmijëve mund të argëtoheni. Nuk keni pse vendosni dollapë pa fund.Një mur i lyer me kuadratë me ngjyra, jep idenë e lëvizjes dhe një bukurie elegante.
8. Nëse kuzhina është e bashkuar me dhomën tuaj të ndenjes bëni një lëvizje të zgjuar: me një ngjyrë më të ndezur lyeni kuzhinën. Boja të do të ndajë ambjentet dhe do ju japë menjëherë imazhin e një shtëpie moderne, të pastër dhe erëmirë.
9. Biblioteka juaj mund të jetë gjithashtu një kënd me të cilin mund të argëtoheni.Kopertinat e librave janë gjithnjë shumëngjyrëshe dhe lyerja rreth bibliotekës do t’i vendosë më në pah ata.
10. Lyerja e shtëpisë është një ushtrim i bukur jo vetëm i fantazisë, por edhe i aktivitetit tuaj fizik. Për ta bërë këtë mund të përfshini dhe fëmijët tuaj, bashkëshortin apo gjyshërit. Me pak muzikë të mirë dhe bojërat e duhura, dita e lyerjes mund të shndërrohet në një festë për të gjithë. E të gjitha materialet e duhura dhe ndihmën e mirësjelljen që bën për ju e gjeni te më profesionalët: Deutsch Color.