Tradita e famshme kineze e feng shui ka mbërthyer botën që në kohë të kohëve. Të ndriçuar apo jo, burra shteti a njerëz të thjeshtë, Vip-a a punëtorë, kanë qenë gjithnjë kuriozë se ç’është, si funksionon? Si duhet të jetë dhoma, kuzhina, shtëpia jonë? Cilat janë ngjyrat dhe pozicionet e përshtatshme që na bëjnë të ndjehemi mirë?
Feng Shui në gjuhën kineze do të thotë “Erë dhe ujë”. Era është qielli, ajri që transporton retë plot shi, ujin, pa të cilin çdo krijesë në planet do ta kishte të vështirë të jetonte. Disiplina e lashtë e feng shuit studion pikërisht harmoninë mes formave dhe ngjyrave që të shmangë influencat negative që mund të krijohen nga humbja e kësaj harmonie e fluksi energjie. Praktika e feng shuit e dinit që ka nisur 5 mijë vite më parë? Ka origjinë tibetiano-kineze dhe ka dhe të ngjashmen japoneze që quhet ka-so. Akoma më në lashtësi quhej ti-li, ose teknika e Zogut të Zi, simbol i shpirtit diellor, Zot i gjeografisë dhe astronomisë, dituritë e të cilit shfrytëzoheshin për planifikimin e të mbjellave dhe të jetës.
Me kalimin e shekujve kjo disiplinë jo vetëm që nuk është shuar, por sot është akoma më e fortë nga Kina e Hong Kongu në SHBA e kudo në botë. Feng shui lëviz tregjet imobiliare, saqë në momentin e blerjes së një toke apo të një ndërtese shpesh një mjeshtër feng shui jep mendimin e tij vendimtar. Jo vetëm për tokën dhe për godinën, por edhe për arkitekturën e brendshme dhe ngjyrat. Dijet feng shui janë pjesë përbërëse e gjithë diturisë së kujt merret me arkitekturë, mobilim dhe urbanistikë. Kush para jush nuk do të japë përgjigje të harmonizimit të jetës dhe të terrenit, atëherë, është i mangët në atë që do të shërbejë që ju të keni nje jetë më komode dhe të mirë. Harmonia e pjesëve, me atë të terrenit, energjitë lëvizëse dhe ato ekonomike përbëjnë thelbin e studimeve feng shui. Marrëdhënia shtëpi-njeri, energjitë e holla që krijohen në harmonizimin dhe lëvizjet mes të dyve, bëjnë që të jetojmë në një habitat pozitiv apo negativ. Hapsira në të cilën jetojmë, përshtatet në bazë të temperamentit që ne kemi dhe të aktiviteteve që kryejmë në të përditshmen tonë.
Dhoma e gjumit ka një rëndësi të madhe në filozofinë e feng shui: Ajo duhet të jetë sa më larg portës hyrëse dhe larg rrugës kryesore. Krevati duhet të vendoset me kokën nga lindja.
Ngjyrat që lyjnë shtëpinë duhet të zgjidhen me kujdes dhe në bazë të efekteve që kanë tek ne. Ja të shohim ato më të dobishmet: Jeshilja, simbolizon bimët dhe natyrën dhe është pozitive sa i takon rritjes dhe studimeve. E kuqja, simbolizon botën e kafshëve dhe zgjuarsinë, e bashkuar me të zezën është fatndjellëse. E verdha është në marrëdhënie me planetin dhe simbolizon jetëgjatësinë dhe humorin e mirë. E bardha thërret paranë dhe përdoret kryesisht në vende publike për një humor të mirë. E zeza stimulon pushimin dhe reflektimin nga ku dalin idetë.
Edhe vendi i punës sipas feng shui ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Tavolina duhet të jetë në vendin më të fortë të zyrës ku shpina duhet të jetë e mbrojtur dhe vështrimi nga dera dhe nga dritarja. Edhe ajo që shohim është e rëndësishme, pasi duhet të shërbejë si frymëzim. Nuk këshillohet që përballë tavolinës së punës të shohim një mur.
Kuzhina është një tjetër pikë strategjike për mbarëvajtjen familjare dhe individuale. Sipas feng shui një tavolinë e shtruar sipas rregullave të duhura bën që ne të kemi një bisedë plot harmoni apo plot grindje. Ngjyrat që përmendëm, por edhe elementët bazë të pranishëm në sasinë e duhur në tavolinë (ujë, dru, zjarr, tokë, metal) sjellin këtë harmoni.
Kujdes të mos përdorni pasqyrë në dhomën e gjumit, ose nëse e keni, mbulojeni natën me një pëlhurë. Sipas feng shui, pasqyra shpërdoron energjinë.
Në këtë shkrim ju sollëm disa sygjerime. Bojërat DeutschColor dini ku t’i gjeni në gjithë larminë e tyre, ndërsa të gjitha pajisjet për shtëpinë janë ato që ju i keni zgjedhur në vite sipas shijes suaj, ose të reja pranë Delta Group. Mjafton t’i poziciononi në shtëpi në vendin e duhur, ngjyrat e duhura, dhe do të keni përherë qetësi dhe harmoni.