Myku është një shqetësim shumë i madh në banesat e shumë familjeve. Ai shkaktohet kryesisht kur gjen ambient të përshtatshëm për tu zhvilluar dhe në të shumtën e rasteve është lagështia ajo që i jep teren të shtohet. Ndonjëherë bëhemi indiferent ndaj pranisë së mykut kur ai nuk është i përhapur në një sipërfaqe të madhe në banesë dhe fillojmë të shqetësohemi kur ai fillon të zaptojë sa më shumë sipërfaqe. Në asnjë moment prania e mykut nuk duhet të injorohet pasi ai shkakton dëme edhe në organizmin e njeriut. Me përhapjen e mykut, rritet edhe rreziku i shëndetit. Përveç pezmatimit të syve, lëkurës dhe sistemit të frymëmarrjes, herë pas here mund të ndodhin edhe alergjitë e ndryshme. Me kalimin e kohës, këto pezmatime të sistemit të frymëmarrjes mund të kalojnë në bronkit kronik, kollitje dhe astmë. Madje dyshohet se ai mund të shkaktojë edhe ftohje.
Nëse njeriu vuan nga ndonjë sëmundje e mëparshme, atëherë myku shkakton rreziqe shtesë: kështu, te rastet me astmë të rëndë kronike rritet rreziku për sëmundje të rrezikshme alergjike të mushkërive. Krahas këtyre probleme që shkakton, myku përmban edhe një aromë shumë të rëndë e cila kthehet në një shqetësim për personat që jetojnë në banesën ku është zhvilluar myku. Shpesh lexojmë metoda të ndryshme se si të largojmë mykun nga muret e shtëpisë ndonse ndonjëherë nuk janë shumë efektive.
Për një rezultat të dëshiruar ju sugjerojmë Reiniger 42 dhe myku nuk do të jetë më një shqetësim. Reiniger 42 është dezifektues antimyk i lëngshëm, i cili kombinon dezinfektimin dhe pastrimin. Përdoret në ambientet me sipërfaqe të ndotura me myk, bakterie dhe alga. Reiniger 42 është lëndë jotoksike e përdorshme në sipërfaqe të lyera, të ndotura me myk dhe në zonat me lagështi të lartë, për të penguar rritjen e mykut në sipërfaqen e lyer. Është efektiv në përdorim të brendshëm dhe të jashtëm për të pastruar muret, gurët, tullat etj.
