Additional information
Paketimi | 15KG |
---|
Llak transparent dy komponentësh me bazë epokside për krijimin e dyshemeve dekorative dhe me efekt 3D
Karakteristikat e produktit
• Shkëlqim i lartë
• Ngjitje e shkëlqyer
• Transparencë e lartë
• Rezistencë e lartë kimike
• Rezistencë e lartë ndaj gërryerjes
Rekomandimet për përdorim
Përdoret në të gjitha dyshemetë e brendshme dhe të jashtme, ku duam të krijojmë ambiente me efekte dekorative, për nivelimin e të gjithë dyshemeve të brendshme dhe të jashtme, pas vendosjes së imazhit me efekt 3D, për lyerjen dhe mbrojtjen e sipërfaqeve të bëra me sistem mikroçiment ose betoni dekorativ duke i dhënë mbrojtje nga agjentët atmosferikë.
Ruajtja
36 muaj nëse ruhet në një vend të thatë, larg burimeve të nxehtësisë, në një temperaturë midis +5°C dhe +30°C. Mbrojeni nga ngrica.
Shënime
• Aplikojeni kur temperatura e shtresës është të paktën 5°C.
• Mos e aplikoni nëse shtresa është e lagur ose ka gjasa të laget.
• Mos e aplikoni në qoftë se moti është duke u përkeqësuar qartë ose është i pafavorshëm për aplikim.
• Mos e aplikoni në kushte të erës së lartë.
Sending...