Një sistem i mirëfilltë termoizolimi synon arritjen e një temperature të duhur jo vetem të ajrit por edhe të mureve, dyshemeve dhe tavaneve. Sistemi termoizolues është sistem i përshtatshëm për veshjen e fasadave të jashtme të ndërtesave të reja dhe të vjetra. Ky sistem është zgjidhja perfekte për të kursyer energji, si dhe për të mbrojtur ndërtesat nga myku dhe lagështia si në dimër dhe në verë. Më shumë se 40% e gjithë energjisë konsumohet nga banesat. Në një familje konsumi i përditshëm i energjsë në një familje normale është ngrohja e cila ze rreth 45 % të konsumit ditor të energjisë së një familje.
Rritja e eficencës energjitike të banesave çon:
• në përmirësimin e cilësisë së jetës në banesa,
• në reduktimin e kostos energjitike vjetore,
• në reduktimin e kostos së investimit për ngrohje dhe ftohje të banesës,
• në reduktimin e emetimeve të gazeve të efektit serë,
Përdorimi i termoizoluesit DAST ndihmon në reduktimin e energjisë që humbet nga muret e jashtme dhe ka nje garanci 20 vjet duke siguruar:
• Izolim pa ndërprerje nga i ftohti dhe i nxehti,
• Mbrojtien e murit nga influenca e motit,
• Kursime interesante dhe të rëndësishme,
• Kushte të qëndrueshme temperature dhe lagështie të mbështjellses së ndërtesës,
• Krijon kushte optimale të përdorimit, kushte të rehatshme dhe higjienike të hapësirave të banuara, të biznesit apo të shërbimit, etj,
• Kontribuon ndjeshëm në reduktimin e ndotjes termike në atmosferë.
Termoizolimi është zgjedhja e duhur për të pasur një shtëpi të freskët në verë dhe të ngrohtë në dimër.
Termoizolimi zgjidhja më e mirë për një shtëpi të freskët në verë dhe të ngrohtë në dimër
folder_openMedia
