Additional information
Paketimi | 25KG |
---|
Ngjitës me bazë çimento, për ngjitjen e pllakave qeramike.
KLASIFIKIMI I PRODUKTIT
FM 031 është klasifikuar si C1TE sipas EN 12004, baza C çimento, 1 ngjitës me forcë ngjitëse normale, T antirrëshkitshmëri, E kohë e zgjatur punimi.
KARAKTERISTIKAT
– Për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm në ambiente banimi.
– Punueshmëri e mirë.
– Për fiksimin e qeramikës dhe porcelanit në sipërfaqe me bazë çimento.
– Për fiksim qeramike në sipërfaqe gipsi të trajtuar paraprakisht me FM PRIMER.
JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA
12 muaj, në qoftë se ruhet në kushte normale dhe në paketimin origjinal, i mbrojtur nga ekspozimi direkt ndaj diellit dhe acarit.
FUSHA E PËRDORIMIT
FM 031 përdoret për shtrimin e pllakave prej qeramike, porcelani dhe pllakave të dimensioneve të vogla në sipërfaqe të ndryshme të tilla si: beton, dysheme me bazë çimento e suva. Ky produkt është i përshtatshëm për ambiente të brendshme.
PROÇEDURA E APLIKIMIT
Përgatitja e sipërfaqes
Suportet tradicionale me bazë çimento duhet të kenë një kohë maturimi të mjaftueshme prej (28 ditë në temperaturë 23oC dhe U.R 40% ). Suportet duhet të jenë të sheshta dhe të qëndrueshme në funksion të qëllimit të përdorimit. Suporti ku do të aplikohet produkti duhet të jetë i pastër, pa lëndë të huaja të tilla si: bojra, vajra, verniqe, materiale anti-ngjitëse. Pastrimi bëhet në mënyrë mekanike ose manuale. Para se të aplikoni produktin, maturoni sipërfaqen për të paktën një javë në mënyrë që ajo të arrijë trashësi 1 cm.
PAKETIMI
Thasë letre 25 Kg.
Sending...