Additional information
Paketimi | 25KG |
---|
Ngjitës fleksibël me bazë çimento, për ngjitjen e pllakave qeramike, gres, porcelan, etj.
KLASIFIKIMI I PRODUKTIT
FM 050 është klasifikuar si C2TE sipas EN 12004, baza C çimento, 2 ngjitës me forcë ngjitëse të lartë, T rezistenca ndaj rrëshkitshmërisë dhe E kohë e zgjatur punimi.
KARAKTERISTIKAT
– Për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.
– Për ambiente me lagështi.
– Punueshmëri e mirë.
– Për fiksimin e pllakave qeramike, gres dhe porcelan në sipërfaqe të vështira dhe mbi pllaka ekzistuese të vjetra.
– Për fiksimin e pllakave qeramike, gres dhe porcelan në sipërfaqe gipsi të trajtuar me FM PRIMER.
FUSHA E PËRDORIMIT
FM 050 përdoret për shtrimin e pllakave prej qeramike, gres, porcelani dhe pllakave të dimensioneve të ndryshme në sipërfaqe të ndryshme të tilla si: beton, veshje izoluese, çimento, suva, pllaka të vjetra, etj. Ky produkt është i përshtatshëm për brenda dhe jashtë. FM 050 gjithashtu mund të aplikohet në sipërfaqe të deformueshme si: pllaka gipsi, druri apo dysheme me ngrohje qëndrore kur bëhet përforcimi i tij me adetivin LATEX, i cili përmirëson parametrat teknike ngjitëse.
PAKETIMI
Thasë letre 25 Kg.
JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA
12 muaj, në qoftë se ruhet në kushte normale dhe në paketimin origjinal, i mbrojtur nga ekspozimi direkt ndaj diellit dhe acarit
Sending...