Additional information
Paketimi | 25KG |
---|
Ngjitës fleksibël me bazë çimento, për ngjitjen e pllakave qeramike, gres, porcelan, etj.
KLASIFIKIMI I PRODUKTIT
Ngjitës unik. FM 051 është klasifikuar si C2TE S1 sipas EN 12004, baza C çimento, 2 ngjitës me forcë ngjitëse të lartë, T rezistenca ndaj rrëshkitshmërisë, E kohë e zgjatur e punimit dhe S1 ngjjtës fleksibël.
KARAKTERISTIKAT
1 Për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.
2 Për ambiente me lagështi.
3 Punueshmëri e mirë.
4 Për fiksimin e pllakave qeramike, gres dhe porcelan në sipërfaqe të vështira, mbi pllaka ekzistuese të vjetra dhe mbi dysheme me ngrohje.
5 Për fiksimin e pllakave qeramike, gres dhe porcelan në sipërfaqe gipsi të trajtuar me FM PRIMER.
PAKETIMI
Thasë letre 25 Kg.
JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA
12 muaj, në qoftë se ruhet në kushte normale dhe në paketimin origjinal, i mbrojtur nga ekspozimi direkt ndaj diellit dhe acarit
Sending...