Additional information
Paketimi | 2.2KG |
---|
Material dy komponentësh. . Komponenti A është pluhur me bazë çimento. Komponenti B është lëng me bazë elastomerik.
KARAKTERISTIKAT
Material dy komponentësh. Komponenti A është në formë pluhuri me bazë çimento, guri natyror, rezina sintetike dhe pigmente speciale; dhe komponenti B është një lëng me bazë elastomerike për rezistencë më të lartë në shtypje dhe përkulje si edhe rezistencë ndaj agjentëve kimike dhe detergjentëve larës.
PËRGATITJA E SIPËRFAQES
Sipërfaqja e mbuluar me pllaka dhe hapësirat midis tyre duhet të jenë plotësisht të pastra. Nëse ngjitja e pllakave është realizuar me ngjitës, mbushja e fugave në mure bëhet mbas 8 – 12 orësh, ndërsa mbushja e fugave në dysheme bëhet mbas 12 – 24 orësh. Nëse ngjitja e pllakave është realizuar me llaç tradicional ose të parapërgatitur me bazë çimento, mbushja e fugave në mure bëhet mbas 2 – 3 ditësh ndërsa mbushja e fugave në dysheme bëhet mbas 8 – 10 ditësh.
PAKETIMI
Kova plastike 2.2Kg
JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA
24 muaj nëse ruhet në paketimin e vet origjinal të pahapur.
Sending...