Viti që shkoi nuk ishte edhe aq i lehtë për të gjithë, ndaj prodhuesit më të mirë të bojrave në botë dhe arkitektët e tyre sygjerojnë për 2019 ngjyra të ngrohta e miqësore për vitin në vazhdim. E kush është më i ëmbël dhe familjar se ngjyra e mjaltit dhe tonalitetet e tij dhe cila më e thellë dhe e freskët se ngjyra e koraleve dhe tonaliteteve të tyre?
Çdo dy vite, ndërmarrjet më të mëdha që prodhojnë bojëra për lyerje, përcaktojnë tendencat e ngjyrave dhe kjo nuk është një punë aq e lehtë. Psikologë dhe arkitektë analizojnë gjendje shpirtërore dhe momente historike të cilat do të ndikojnë në shijet e konsumatorëve, ndaj një bojë e duhur, për ata që nuk e dinë, brenda mjediseve familjare apo të punës, përmirëson jetën tonë të përditshme. Përmes analizave socio-ekonomike dhe tendencave të modës dhe të ndikimeve kromatike, ndërmarrjet më të mëdha si Detutsch Color, japin sygjerime të vlefshme për konsumatorët kudo në botë. Sigurisht edhe për ata që preferojnë dhe kanë ndjerë tashmë cilësinë dhe të mirat edhe në Shqipëri.
Nëse një vit më parë tendenca e lyerjes ndiqej nga një dëshirë për të pasur një ambjent unik dhe të personalizuar, tendenca për 2019 është ajo e një mjedisi meditues, reflektues që të përgatit për një zgjim të rëndësishëm dhe një tendecë për një jetë më të mirë.
Tonalitetet e mjaltit janë menduar si një ngjyrë e ngrohtë, tepër e kombinueshme dhe përqafuese për të gjithë. Familja, ëmbëlsia e komunikimit në të, shumëfishimi i dashurisë dhe kompaktësia e marrëdhënieve familjare, janë një mesazh i fortë përmes kësaj ngjyre të ngrohtë e miqësore.
Edhe tonalitetet e koraleve janë menduar si një ngjyrë që na bën më të thellë, por njëkohëshisht edhe më socialë, siç e kërkon tendenca e kohës. Tonalitetet e ngjyrës së koraleve na thërrasin dhe për detyra të fisme e shoqërore siç është mbrojtja e natyrës dhe vëmendja ndaj kësaj pasurie të rrallë dhe të brishtë që kemi në dorë të mbrojmë ne, tokësorët.
Me lyerje të menduara mirë, mund të përmirësojmë jetën tonë. Nëse besojmë te profesionalizmi i ndërmarrjeve serioze, e kemi më të lehtë të kuptojmë se sa ata vënë në shërbim të konsumatorëve vite të tëra kërkimi, analizash e pune që na ndihmon të jetojmë më mirë.