100% SILICONE PUTZ SS
100% SILICONE PUTZ SS është një veshje elastomerike që, falë elasticitetit të lartë, edhe në temperatura të ulëta, ka aftësinë të përshtatet me deformimet e vogla të nënshtresave dhe t’i përthithë ato. Gjithashtu, fibrat që përmban produkti formojnë një strukturë përforcuese të ndërthurur, e cila është në gjendje t’u rezistojë deformimeve të veshjes dhe të fshehë mikroçarjet në shtresën përfundimtare. 100% SILICONE PUTZ SS përmban gjithashtu rrëshira akrilike, të cilat u japin sipërfaqeve veti të larta kundërdepërtuese ndaj ujit, të kombinuara me përshkueshmëri të mirë të avujve të ujit. Konsumi ndikohet nga ashpërsia e nënshtresës dhe madhësia e granulave të produktit. Konsumi është afërsisht 2–2,5 kg/m².
