Additional information
Paketimi | 5KG, 15KG |
---|
Ngjitës me bazë epokside dy komponentësh, super i rrjedhshëm, për pëlhurat me fibra karboni.
KARAKTERISTIKAT
DCS 2K 300 është një ngjitës epoksid dy – komponentësh në formë të lëngshme.
– Pas ngurtësimit, siguron ngjitshmëri të lartë me suportin, fortësi të lartë dhe rritje të rezistencave në shtypje dhe përkulje.
– Produkti është klasifikuar si një agjent lidhës strukturor për përforcim të jashtëm të betonit, sipas EN 1504 – 4.
REKOMANDIME PËR PËRDORIM
DCS 2K 300 përdoret për lidhjen e pëlhurave të karbonit për përforcimet strukturore të elementëve strukturore të ndërtimit në sistemet (F.R.P.).
PAKETIMI
Kova plastike 15Kg (komp. A) dhe 5Kg (komp. B)
JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA
24 muaj nëse produkti ruhet në ambalazh të pahapur dhe i mbrojtur nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell dhe ndaj ngricave.
Sending...