Additional information
Paketimi | 1KG, 5KG, 10KG |
---|
Astar elastomerik për suportet ku do të aplikohen hidroizoluesit
PËRSHKRIMI
Astar elastomerik për suportet ku do të aplikohen hidroizoluesit.
Polimer në dispersion ujor i cili aplikohet mbi sipërfaqe poroze duke rritur ndjeshëm ngjitshmërinë midis hidroizoluesve me bazë elastomerësh dhe suportit. HYDRO PRIMER ka aftësi depërtuese në të gjitha poret e sipërfaqes ku do të aplikohet hidroizoluesi duke përmirësuar dhe rritur aftësinë ngjitëse midis hidroizoluesit dhe sipërfaqes që do të hidroizolohet.
Rekomandime për përdorim
HYDRO PRIMER është astar i gatshëm për përdorim, i cili përforcon ndjeshëm ngjitjen e hidroizoluesëve mbi shtresa me përbërje betoni, llaçi, suvaje dhe paneleve të gipsit.
JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA
Produkti mund të ruhet për 18 muaj në paketim origjinal dhe në vend të thatë në temperatura nga +5°C deri në +35°C.
Duhet të evitohet ekspozimi i produktit në temperatura të ulëta (ngrica) si dhe në temperatura të larta.
Shenime
Produkti rekomandohet të aplikohet në temperatura nga +5°C deri në +35°C
Paketimi
Shishe plastike 1Kg / 5Kg / 10Kg
Sending...