Additional information
Paketimi | 1KG, 5KG, 10KG |
---|
KARAKTERISTIKAT
Plastolit është një produkt i lëngshëm që i jep llaçit me bazë çimentoje plasticitet, fuqi lidhëse dhe të gjitha avantazhet e gëlqeres. Është shtesa ideale për prodhimin e llaçit për ndërtim, suva, shtresa të varfëra etj. Shtohet në ujin që i hidhet llaçit dhe për shkak të plasticitetit sasia e ujit të kërkuar është më e vogël.
PËRGATITJA E PRODUKTIT
Reduktojni sasinë e ujit për llaçin duke e zëvëndësuar gëlqeren me PLASTOLIT.
• Llaç për mure dhe shtresa të varfra:
50g plastolit për 25 Kg çimento (0.2%)
• Për përgatitjen e 1m3 llaç nevojiten:
Çimento: 225 Kg
Rërë: 0.90 m3
PLASTOLIT: 450 g
• Për përgatitjen e llaçit për suvatim:
75 g PLASTOLIT për 25 Kg çimento (0.3%).
JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA
18 muaj në qoftë se ruhet në paketim origjinal, i pahapur, në temperatura midis +5°C dhe +35°C. Të mbrohet nga ekspozimi direkt në diell dhe nga ngricat.
KONSUMI
300 – 500 gr/ 100Kg
PAKETIMI
Bidona plastik 1Kg / 5Kg / 10Kg
Sending...