Additional information
Paketimi | 100KG, 5KG, 20KG |
---|
Vonues në tharjen e betonit – Reduktues i sasisë së ujit dhe plastifikues
KARAKTERISTIKAT
RECRET B është një aditiv i lëngshëm që vonon tharjen e betonit, pra zgjat kohën në të cilën betoni ka plasticitet. Në të njëjtën kohë redukton sasinë e ujit të nevojshëm për punuëshmerinë dhe nga mbajtja e qëndrueshme e sasisë së ujit në përzierje, përmirëson punueshmërinë.
• Përveç kohës së tharjes, ai mundëson hidratim shumë të mirë të çimentos, duke rezultuar një rritje të konsiderueshme të rezistencave fillestare dhe përfundimtare të betonit.
• Ngadalëson mpiksjen e betonit dhe parandalon ndarjen e agregatëve
• Parandalon dukshëm plasaritjet që vijnë si pasojë e tkurrjeve të betonit.
• Zvogëlon absorbueshmërinë e ujit në beton për shkak të reduktimit të porozitetit. RECRET B është një shtesë e domosdoshme në përgatitjen me cilësi të lartë të betonit.
• Përmirëson rrjedhshmërinë e betonit dhe ngadalëson tharjen.
• Lehtëson transportimin e betonit të gatshëm në distanca të gjata, veçanërisht në temperatura të larta.
• Zhvillimi i forcimit nuk shkakton vonesa në heqjen e formave të drurit.
• Në përputhje me standardin ELOT EN 934 – 2:2001, Tabela 10.
• Ulja e sasisë së ujit në përzierje për përgatitjen e betonit me karakteristika të caktuara e arritur me shtimin e RECRET B, lejon uljen e sasisë se çimentos me të njëjtën përqindje. Duke mbajtur raportin ujë / çimento konstante, betoni i prodhuar ruan cilësinë e dëshiruar.
DOZIMI
Dozimi i lejuar: 0.2 – 0.5% ne raport peshë çimento
SHËNIME
• RECRET B është i përshtatshëm për të gjitha llojet e çimentos Portland.
• Mbidozimi mund të shkaktojë tharje të përshpejtuar por nuk ndikon në rezistencat finale të betonit.
• Nëqoftese materiali ngrin, kthejeni në temperaturë +5oC dhe përzijeni deri sa të homogjenizohet përsëri.
JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA
12 muaj nëse ruhet në paketim origjinal dhe të pahapur në temperaturë midis +5oC dhe +30oC. Materiali duhet të jetë i mbrojtur nga rrezatimi i drejtpërdrejtë i diellit dhe ngricës.
PAKETIMI
Bidona plastik 5Kg / 20Kg / 100Kg
Sending...