Additional information
Paketimi | 30KG |
---|
STRABEN 2K SPRAY: Bojë sinjalistike dy kompone- nete me bazë metilmetakrilati, me tharje të shpejtë për lyerjen e rrugëve, konform standardid EN 1871 dhe EN 1436.
Paketimi | 30KG |
---|
Karakteristikat
PËRDORIME TË REKOMANDUARA
Bojë rrugësh e prodhuar posaçërisht për lyerjen e linjave të trafikut, për autostradat, rrugët, aeroportet, fabrikat, parkingjet, shesh lojërash, etj. Është gjithashtu një lidhës i shkëlqyeshëm për sferat e xhamit, të cilat mund të shtohen lehtësisht në shiritin e shënjimit menjëherë pasi të aplikohet boja. Koha e tharjes ndryshon nga 5-15 minuta, në varësi të kushteve të motit dhe trashësisë së shtresës së aplikuar.
UDHËZIME APLIKIMI
Hidheni sasine e katalizatorit 30% në peshë në komponentin B të bojës dhe perzijeni mire. Sasia e katalizatorit mund të vlerësohet në një lidhje të kundërt me temperaturat e ambientit. Aplikimi i ftohtë behet pas perzierjes ne raport 1:1 te dy perberesve A dhe B. Një përzierje e vazhdueshme homogjene e komponenteve A dhe B kërkohet gjate gjithe sipërfaqes se aplikimit. Materialet duhet të homogjenizohen në mënyrë perfekte per te siguruar nje reaksion të saktë ngurtesimi ndërmjet komponentëve. Aplikimi me makineri për sinjalizimin e rrugëve duhet të jetë e sakte për të aplikuar dhe kontrolluar automatikisht dozimin dhe homogjenitetin (në përputhje me standardeve e UNE 135277-1 dhe EN 1781).
SHËNIME
•Rekomandohet të shmangni aplikimine produktit në temperatura nën 5ºC ose pak para shiut.
•Mos e holloni kurrë produktin me ndonjë lloj tretësi ose holluesi.
•Pastroni pajisjet e aplikimit pas çdo përdorimi, edhe pas ndalesave të përkohshme me tretës ose hollues.
•Mos këmbej pozicionin e pjesëve A dhe B në makinën e aplikimit.
•Mos e shtoni kurrë agjentin e ngurtesimit në komponentin A.
Paketimi
Fuçi 30Kg
Sending...