Additional information
Paketimi | 5KG, 15KG |
---|
Ngjitës pllakash dy komponentësh me bazë rezine epokside.
Klasifikimi i produktit
Sipas standardit EN 12004 klasifikohet si R2T ngjitës pë pllaka, forcë ngjitëse e përmirësuar dhe pa rrëshqitshmëri vertikale.
KARAKTERISTIKAT
-Nuk përmban solvent
-Rezistenca të larta në ngjeshje, përkulje si dhe forcë ngjitëse
-Rezistent ndaj disa acideve, alkaleve, agjentëve gërryes për beton, agjentëve të pastrimit, ujit të detit dhe ujit të kripur.
-Punueshmëri e shkëlqyer
Si mbushës fugash
Fugat duhet të jenë të pastra dhe të thata në mënyrë që të bëhet aplikimi i produktit me anën e një mallë gome në drejtim diagonal me drejtimin e fugës në mënyrë që të bëhet mbushja e plotë dhe të largohet materiali i tepërt. Pasi EPOBOND 300 është tharë mjaftueshëm, sasia e tepërt mbi pllaka hiqet duke përdorur një sfungjer të butë dhe të lagur. Më pas bëhet pastrimi final me anën e një sfungjeri të pastër. Përdorimi i ujit të vakët e bën pastrimin më të lehtë. Në qoftë se është e nevojshme shtoni 10% solvent në ujin që do përdoret për pastrim.
PAKETIMI
Kova plastike 5 Kg dhe 15 Kg në proporcion me përzierjen e paracaktuar në peshë. Kova e komponentit B është e ndërfutur në enën e komponentit A.
JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA
24 muaj, në qoftë se ruhet në paketimin e vet origjinal të mbyllur, në mjedise të thata dhe me hije. Temperatura e magazinimit rekomandohet ndërmjet +5°C dhe +35°C.
Sending...